Paralajmërimi i themeluesit të degës së LDK-së në këtë qytet: Ja çfarë ndodh nëse Isa Mustafa merr pjesë më 14 mars

Aktuale

Paralajmërimi i themeluesit të degës së LDK-së në këtë qytet: Ja çfarë ndodh nëse Isa Mustafa merr pjesë më 14 mars

Nga: D.RR Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:17
LDK

Njëri ndër themeluesit e degës së LDK-së në Rahoves, Shaip Shala, ka thënë në një postim në Facebook se nëse Isa Mustafa merr pjesë në kuvendin zgjedhor të LDK-së më 14 mars, do të jetë "shpata e Demoklit mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjektit të parë dhe më të vjetër demokratik".

Ai thotl se Kuvendi Zgjedhor i LDK-së është udhëkryqi historik për këtë subjekti politik, që do të tregojë a do të zëvendësohet diferencimi autokratik partiak në stilin e komunizmit të Isa Mustafës, me diferencimin demokratik partiak.

Shala shkruan se nuk beson që do të përsëritet Kuvendi i karrigeve, por parandjenë se do të jetë "Kuvendi i këpucëve".

Postimi i tij i plotë:

Vetëm prezenca eventuale, pa asnjë fjalë të tij, e Isa Mustafës në Kuvendin Zgjedhor më 14 mars, është shpata e Demoklit mbi Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjektit të parë dhe më të vjetër demokratik, i cili nuk mundi të shkatrohet nën represalet e pushtetit dhe regjimit gjenocidal serb, por u shkatrua për një dekadē nga komunisti i vetëm në Kosovë, Isa Mustafën, mashtrues, servil, gënjeshtar, arrogant dhe injorant.

Kuvendi Zgjedhor i LDK-së është udhëkryqi historik për këtë subjekti politik, do të tregojë a do të zëvendësohet diferencimi autokratik partiak në stilin e komunizmit të Isa Mustafës, me diferencimin demokratik partiak!

Uroj që mos të përsëritet Kuvendi i karrigave, por parandjejë se do të jetë Kuvendi i këpucave, ngase kuvendarët( ca prej tyre) do të marrin me vete nga një palë këpucë rezerv!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat