Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19

Aktuale

Mytaher Haskuka shërohet nga COVID-19

Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:43
Mytaher Haskuka

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka është shëruar nga virusi COVID-19.

Pasi ka rezultuar negativ ndaj COVID-19, Haskuka është rikthyer në punë.

“Duke falënderuar gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, shpresoj që me bashkëpunim dhe bashkëveprim, sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Pas dy javë vetëizolim dhe trajtim mjekësor, ju njoftoj se nga sot jam rikthyer në punë, pasi që kam rezultuar negativ në testin për Covid-19.

Dua t’ju falënderoj një nga një të gjithëve që me mesazhe dhe telefonata dhatë mbështetje të pakursyer gjatë kësaj periudhe.

Me këtë rast ju ftoj edhe një herë që të mbroni veten, familjen dhe rrethin tuaj, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienën.

Uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë atyre që po vazhdojnë të ballafaqohen me këtë sëmundje.

Duke falënderuar gjithë stafin mjekësor që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, shpresoj që me bashkëpunim dhe bashkëveprim, sa më shpejtë ta tejkalojmë këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat