Ish-asistenti i zyrtarit të lartë të LDK-së jep emrin se kush duhet të jetë kryetari i ri i kësaj partie

Aktuale

Ish-asistenti i zyrtarit të lartë të LDK-së jep emrin se kush duhet të jetë kryetari i ri i kësaj partie

Nga: N. H Më: 8 mars 2021 Në ora: 16:50
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës më 14 mars pritet ta mbajë Kuvendin Zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie.

Kushtrim Ajvazi, ish-asistent i ish-ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.

Ajvazi thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fatin dhe nderin që ta ketë brenda vetës një politikan të kalibrit të lartë, siç është Lumir Abdixhiku.

Ai mendon se Abdixhiku është zgjidhja e problemit, dhe zgjedhja e vetme më e mira për të ardhur në krye të partisë.

Ja shkrimi i tij:

Kuvendi i LDK-së pritet të mblidhet më 14 mars, pra këtë të diele. Aty do të përcaktohet trasimi i rrugës për të ardhmen tonë si subjekt politik. Ky Kuvend nuk është thjeshte mbledhje për të votuar prijësin e partisë, është dita më e rëndësishme e Lidhjes Demokratike që nga vdekja e presidentit Rugova.

Delegatët e Kuvendit të LDK-së duhet të përcaktohen për liderin, e që ky profil së bashku me grupin e tij do ta kenë obligim ta rikthejnë LDK-në aty ku e ka vendin, si partia e parë në Kosovë.

Ne jemi të vetëdijshëm që kjo është një rrugë me sfida, por asnjëherë nuk ka qenë më e qartë se kush duhet ta marr timonin në dorë. Lidhja Demokratike e Kosovës e ka fatin dhe nderin që ta ketë brenda vetës një politikan të kalibrit të lartë, siç është Lumir Abdixhiku.

Ai është zgjidhja e problemit dhe zgjedhja jonë e vetme më e mira. Nuk ekziston asnjë matematike tjetër që mundet më e rikthye partinë, nëse në krye të saj nuk qëndron një politikan i drejtë, profesionist, orator dhe i pranueshëm për të gjithë.

Andaj, më 14 mars, ne duhet që t‘ia dhurojmë Lumir Abdixhikut mundësinë, por edhe barrën e përgjegjësisë që ta bëjë reformën e brendshme dhe ta rikthej besimin qytetar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lumiri është treni ynë i fundit dhe ne assesi nuk duhet që të i‘a lejojmë vetes shpërdorimin e kësaj mundësie të artë. Të dielën ne duhet të vendosim për ndryshimin e madh, vendosim për Lumirin, kryetar te ardhshëm të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat