Kaq vota morën në qytetin e tyre kandidatët llapjanë

Aktuale

Kaq vota morën në qytetin e tyre kandidatët llapjanë

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:45
Kaq vota morën në qytetin e tyre kandidatët llapjanë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje, ashtu si në pjesën dërrmuese të Komunave, doli fituese edhe në Komunën e Podujevës.

Sipas rezultateve të KQZ-së, VV ka arritur t’i kapë 25.899 vota apo 60.95 për qind, pasuar nga LDK 9.819 vota apo 23.18 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.717 vota apo 11.10 për qind.

Nga VV kanë arritur t’i zënë ulësen të gjithë kandidatët që kanë garuar nga kjo degë në Podujevë. Ndërkohë, LDK, PDK, AAK me vetëm nga një kandidat.

Por, nga sa vota morën në vendlindjen e tyre kandidatët llapjanë?

Nga VV: Saranda Bogujevci 10815, Fitim Haziri 10795, Vendenis Lahu 7785, Fatmir Humolli 3857 dhe Driton Hyseni 6580. Të gjithë këta kanë zënë ulëse në Kuvend.

Nga LDK: Agim Veliu 5420, Ekrem Hyseni 5892, Fatlume Jaha 3288, Fidan Rekaliu 2513, Zahide Gërvalla 818, Visar Hoti 4 586.

Nga PDK: Floretë Zejnullahu 3257, Isak Shaban 3162.

Nga Nisma: Xhemajl Hasani 290, Ilmi Tahiri 52.

Nga AAK: Besnik Tahiri 595 vota.               

Duhet theksuar se në këtë listë janë të përfshirë vetëm kandidatët për deputetë që kanë garuar nga degat e partive në Podujevë, dhe jo ata që kanë garuar nga qendrat e partive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat