Latifi: Votat po numërohen nën vëzhgimin e policisë, ne e rrejmë veten e botën se jemi demokraci funksionale

Aktuale

Latifi: Votat po numërohen nën vëzhgimin e policisë, ne e rrejmë veten e botën se jemi demokraci funksionale

Më: 8 mars 2021 Në ora: 18:45
Blerim Latifi

Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i çështjeve politike, e ka komentuar çështjen e rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në një qendër në Fushë Kosovë, me prezencën e policisë.

Latifi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se “e rrejmë vetën dhe botën se jemi demokraci funksionale”, duke iu referuar rastit në fjalë.

“Në Qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë paska fillu rinumërimi nën prezencën e policisë. E pastaj e rrejmë veten dhe botën se jemi demokraci funksionale”, ka thënë ai.

Pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, në numërimin e të cilave ka marrë pjesë një komisioner që dyshohet për keqpërdorim sipas një videoje të publikuar në medie. Prezentë kanë qenë edhe hetuesit policorë e prokuroria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat