Haxhiu: Mentaliteti patriarkal të zhduket, gratë duhet të shihen njësoj si burrat

Aktuale

Haxhiu: Mentaliteti patriarkal të zhduket, gratë duhet të shihen njësoj si burrat

Nga: A.SH Më: 8 mars 2021 Në ora: 19:36
Albulena Haxhiu dhe Vjosa Osmani

Me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas, Albulena Haxhiu nga VV ishte pjesë e marshit Marshojmë s’festojmë.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, pavarësisht disa përparimeve, mentaliteti patriarkal që mbizotron në shoqëri por sidomos në institicione duhet të zhduket dhe gratë duhet të shihen njësoj si burrat.

Postimi në Facebook:

Sot, më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, isha pjesë e marshit protestues "Marshojmë s'festojmë" dhe më pas në një aktivitet të organizuar nga organizata studentore SKV, ku së bashku me Arjeta Fejzen dhe Mirishahe Sylën, bashkëbiseduam me studentët lidhur me pandeminë dhe gratë, barazinë gjinore, rastet e dhunës në familje e pabarazinë ekonomike.

Jo vetëm më 8 Mars, por edhe secilën ditë tjetër duhet angazhim i përbashkët me qëllim të eliminimit të pabarazisë shoqërore e gjinore.

Pavarësisht disa përparimeve, mentaliteti patriarkal që mbizotron në shoqëri por sidomos në institicione duhet të zhduket dhe gratë duhet të shihen njësoj si burrat.

Pavarësia ekonomike e grave është e domosdoshme dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë. Jeta e grave është njësoj sikur e burrave prandaj institucionet duhet të trajtojnë seriozisht rastet e dhunës në familje. Grave duhet t'u njihet e vlerësohet puna në familje dhe duhet të kenë prona në emër të tyre dhe të jenë pjesë e trashëgimisë.

Pavarësisht sfidave që kemi para vetes, të gjitha mund të arrihen me angazhim të përbashkët të grave e burrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat