Mësuesi i Adem Jashari tregon cila ishte arma e preferuar e komandantit

Aktuale

Mësuesi i Adem Jashari tregon cila ishte arma e preferuar e komandantit

Më: 8 mars 2021 Në ora: 20:52
Adem Jashari

Mësuesi i Adem Jasharit, Hajzer Seferi rrëfeu se si komandanti, qysh në shkollën e mesme ishte më i dalluari në lëndën e mbrojtjes, në veçanti tek gjuajtja me armë.

77 vjeçari nga Skënderaj, tregoi se e kishte nxënës të preferuar, ndërkaq që edhe tash pas shumë vjetësh mbanë mend shumë ngjarje që lidhen me një nga prijësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Ka qenë i disciplinuar, s’ka pasë nevojë me i dhënë vërejtje askush. Unë jam dalë në mes të bankave thashë: a ka ba nana naj djalë që s’i dhimbet jeta hiç, të gjithë e kanë ulur kokën, ai veç kur u ngrit në këmbë tha: unë jam ai që s’më dhimbet jeta profesor. Adem thashë ke kujdes se puna është me rreik. Veç tregom tha çka duhet me bë”, rrëfen Seferi.

“Edhe pushkën e ka dashtë por për pushkomitralez ka qenë i flaktë. E ka qit në tavolinë e ka zbërthy krejt dhe e ka mbërthy brenda një minuti e gjysmë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat