AKR reagon pas dorëheqjes së Haradinaj-Stublla: Akt i mirë por i vonuar

Aktuale

AKR reagon pas dorëheqjes së Haradinaj-Stublla: Akt i mirë por i vonuar

Nga: M.H Më: 9 mars 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Reagon AKR-ja pas dorëheqjes së Haradinaj-Stublla: Akt i mirë por i vonuar

Këshilltari i kreut të AKR-së, Naim Murseli përmes një shkrimi në facebok, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Meliza Haradinaj-Stublla.

Murseli thotë që kjo dorëheqje është akt i mirë por i vonuar, përcjell “Bota sot”.

Tutje, ai shprehët që Meliza është dashur të shkarkohet nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti duke shtuar që drejtësia duhet të jetë e pavarur dhe të përballet me çdo manipulm.

Postimi i plotë

Dorëheqja e Ministrës Meliza Haradinaj është akt i mirë por i vonuar. Në momentin që ka pasur dyshime për manipulim të votave ajo është dashur të shkarkohet nga Kryeministri në detyrë Hoti, çfarë kam kërkuar edhe më herët. Tani është me rëndësi që drejtësia të jetë e pavarur dhe çdo manipulues të përballët me forcën e ligjit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat