Dorëheqja e Haradinaj Stublla, profesori: Një leksion demokracie për qeverisjen autoritare në Tiranë

Aktuale

Dorëheqja e Haradinaj Stublla, profesori: Një leksion demokracie për qeverisjen autoritare në Tiranë

Nga: G.B Më: 9 mars 2021 Në ora: 10:17
Meliza Haradinaj-Stublla

Meliza Haradinaj Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres së jashtme dhe nga të gjitha postet në AAK.

Pas kësaj, profesori Enver Bytyçi, ka thënë se ky është një leksion i demokracisë për qeverisjen autoritare në Tiranë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se kush do të mësojë nga leksionet e demokracisë që jep Prishtina, pasi ata që qeverisjen e bazojnë te lidhjet me krimin dhe korrupsionin, kurrë nuk mund të mësojnë prej leksioneve të tilla!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, dha dorëheqjen nga detyra. Shkak u bënë akuzat se burri i saj është përfshirë në një aferë korruptive të manipulimit të votave në favor të saj.

Ky është një leksion tjetër demokracie për qeverisjen autoritare në Tiranë! Por kush do të mësojë nga leksionet e demokracisë që jep Prishtina?! Ata që qeverisjen e bazojnë te lidhjet me krimin dhe korrupsionin, kurrë nuk mund të mësojnë prej leksioneve të tilla!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat