Meliza Haradinaj-Stublla ia bën like vetes në shkrimin e dorëheqjes

Aktuale

Meliza Haradinaj-Stublla ia bën like vetes në shkrimin e dorëheqjes

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:52
Meliza Haradinaj-Stublla

Pasi dha dorëheqje sot nga të gjitha pozitat, edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe si anëtare e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, super të gjatë, Meliza Haradinaj-Stublla, u përkujdes që në fund ta pëlqejë vet, gjithë atë që e ka shkruar.

Ndër pëlqimet e tjera që mori në këtë shkrim, ajo ia bëri ‘like’ edhe vetes.

Image

Kjo dorëheqje e Meliza Haradinaj-Stublla, erdhi pas publikimit të një video-incizimi, ku bashkëshorti i saj Dardan Stublla, dyshohet të ketë korruptuar komisionerët për t’ia siguruar asaj votat që ta zë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka blerë me para katër komisionerë të cilët ua kanë vjedhur votat kandidatëve tjerë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe ia kanë regjistruar Meliza Haradinajt-Stublla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat