Dyshimi për manipulim të votave nga Meliza Haradinaj-Stublla, vjen lajmi i fundit nga Avdullah Hoti

Aktuale

Dyshimi për manipulim të votave nga Meliza Haradinaj-Stublla, vjen lajmi i fundit nga Avdullah Hoti

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:58
Meliza Haradinaj-Stublla

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka liruar nga detyra ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ministrja Haradinaj-Stublla përmes një letreje i ka ofruar Kryeministrit Hoti, dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Republikës së Kosovës për Punë të Jashtme dhe Diasporës.

Ditëve në vazhdim, kryeministri Hoti do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Krejt kjo ka situatë ka ardhë pas dyshimeve për manipulim të votave nga Meliza Haradinaj-Stublla.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat