BE-ja nuk e vendosë fotografinë e Thaçit në mesin e negociatorëve të dialogut, reagon Vlora Çitaku

Aktuale

BE-ja nuk e vendosë fotografinë e Thaçit në mesin e negociatorëve të dialogut, reagon Vlora Çitaku

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:05
Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin social Twitter për mospërfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në fotografitë e postuara nga Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE-së për 10 vjetorin e negociatave Kosovë-Serbi.

Ky shërbim ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte mar pjesë aktivisht në bisedime.

Çitaku ka shkruar se BE mirë që po mbanë gjurmët e gjërave si kanë ndodhur, por “duket se keni harruar se kush ishte Kryeministri i Kosovës që nënshkroi detyrën e Brukselit!”.

Ajo ka hedhur dyshime duke thënë se ndoshta BE dëshiron të thotë se marrëveshjet e nënshkruara nga Thaçi nuk janë më të vlefshme.

Ky është postimi i saj:

Përshëndetje BE, mirë të i’u shoh se po i mbani gjurmët e gjërave.

Por, disi duket se keni harruar se kush ishte Kryeministri i Kosovës që nënshkroi marrëveshjen e Brukselit!

Apo ndoshta ju thjesht po përpiqeni të na thoni se marrëveshjet që Thaçi i nënshkroi nuk janë më të vlefshme?!
#Revizionizëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat