Dimal Basha reagon pas vdekjes së gastronomit

Aktuale

Dimal Basha reagon pas vdekjes së gastronomit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:13
Dimal Basha dhe Agron Uka

Deputeti i zgjedhur i VV’së, Dimal Basha ka reaguar pas vdekjes së gastronomit Agron Uka.

Basha ka shkruar një mesazh prekës për humbjen e shokut të tij.

“Shoq, fort bre na ke mërzit. Shumë bre herët shoq! Po vimë me t’marr t’vdekun shok, por me energjinë që e ke pas, ke lanë kujtime te secili që kemi me t’kujtu përjetë për gjallërinë e shyhretin që e ke pas. Shumë e padrejtë, shumë e randë, edhe ka me na mungu shumë prezenca jote jaran”, ka shkruar ai.

Agron Uka, gastronom me profesion, ka vdekur si pasojë e një aksidenti gjatë skijimit në Bansko të Bullgarisë, mësohet nga personat që e njohën të ndjerin.

Sipas informacioneve të para, Uka nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur në spital.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

“Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat