Në QNR po vazhdon rinumërimi i votave, këto janë detajet e fundit

Aktuale

Në QNR po vazhdon rinumërimi i votave, këto janë detajet e fundit

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:02
QNR

(E plotësuar 23:00) - Në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të Votave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon rinumërimi i votave.

Kanë mbetur edhe më pak se dhjetë vendvotime të pa numëruara.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka hedhur poshtë raportimet e mediave se ky proces ka përfunduar.

Ai tha se në QNR punohet deri në ora 24:00 dhe për nesër mund të mbeten edhe rreth 10 vendvotime.

“Rinumërimi nuk është përfunduar akoma. Më pak se 10 vendvotime mbesin të rinumërohen paraditen e nesërme”, tha ai.

Kujtojmë që dje Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i miratoi si të bazuara disa nga apelet e kandidatëve dhe subjekteve politike, që morën pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Një nga apelet kishte të bënte me dyshimet për manipulim të votave me kusht dhe me postë në favor të ish0minsteres së Diasporë, Meliza Haradinaj-Stublla, për të cilën mediat raportuan se është përfshirë në skandalin e blerjes së votave bashkë me bashkëshortin e saj Dardan Stublla.

Po ashtu, me miratim të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi dje kërkesën për rinumërimin e votave të shtatë vendvotimeve, të cilat janë numëruar nga persona të dyshuar për përfshirje në manipulim.

KQZ-ja ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 4 mars.

Certifikimi i tyre mund të marrë edhe disa ditë, pasi që PZAP-ja ka miratuar disa apele të kandidatëve dhe subjekteve politike, ndërkaq të njëjtit kanë edhe mundësinë tjetër të ankesës, atë në Gjykatën Supreme.

Përfundon rinumërimi i votave, ja sa vota mori Meliza Haradinaj-Stublla

Ka përfunduar rinumërimi i votave në QNR.

Sipas informacioneve Meliza Haradinaj-Stublla nuk ka arritur të bëhet deputete ndërsa, vendin e saj e ka zënë Albana Bytyqi.

Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë 67 vota më pak se që mori herën e kaluar.

Nga 4,421 vota tani ka 4354.

Albana Bytyqi pas rinumërimit të vota ka marrë 41 vota me shumë se Meliza Haradinaj Stublla.

Rinumërimi u bë si rezultat i një video-skandali se u bë manipulim me vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat