Vjedhja e votave, reagon ish kandidatja e AAK-së: A veç pse u dogjët ju tash po derdhni lot krokodili?

Aktuale

Vjedhja e votave, reagon ish kandidatja e AAK-së: A veç pse u dogjët ju tash po derdhni lot krokodili?

Nga: A.M. Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:38
Fiknete Bejta

Ish anëtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Fiknete Bejta, ka reaguar pas skandalit të Meliza Haradinajt për “blerje” të votave.

Bejta në postimin e saj në Facebook, ka treguar se asaj i janë vjedhur votat në zgjedhjet e vitit 2019.

Për këtë, Bejta ishte quajtur njeri me mision.

“Nuk gëzohem pse ju ka ndodhur juve kjo, por çuditem se si një mendësi e re si ju, me dëshirë për të zhvilluar subjektin tuaj siç po thuani, nuk luftuat në 2019 si po luftoni sot për t’i korrigjuar “gabimet” e partisë atëherë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

Pse të bësh zhurmë siç thoshit në 2019 për votën e vjedhur nuk paska qenë shërbim ndaj demokracisë̄?!

A veç pse u dogjët ju tash po derdhni lot krokodili për ”votat e vjedhura”?! Sot ju paska ra në mend që vota qenka mjet i shenjtë në demokraci!!! Sot nuk po u dëmtuaka imazhi i partisë?!

Dje kur unë isha e goditur nga “komisionarët”, ju nuk reaguat por më quajtët njeri me mision.

Nuk gëzohem pse ju ka ndodhur juve kjo, por çuditem se si një mendësi e re si ju, me dëshirë për të zhvilluar subjektin tuaj siç po thuani, nuk luftuat në 2019 si po luftoni sot për t’i korrigjuar “gabimet” e partisë atëherë.

Madje në 2019 nuk luftuat fare, por fatkeqësisht i duartrokitet të keqës që sot po e theksoni, e nëse do ta kishit luftuar të keqën dje e do kishit bërë luftë për votën e shenjtë, atëherë sot nuk do të kishit fare këtë brengë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat