Reagon përsëri Liri Loshi: Nuk kam dyshim se më janë keqpërdorur votat

Aktuale

Reagon përsëri Liri Loshi: Nuk kam dyshim se më janë keqpërdorur votat

Nga: N. H Më: 10 mars 2021 Në ora: 00:44
Liri Loshi dhe Albin Kurti

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, Liri Loshi, fillimisht kërkoi rinumërim të votave, teksa ngriti dyshime për, siç e cilësoi ai në një postim në Facebook, zhdukje votash, pas numërimit të votave nga diaspora.

Mirëpo, në këto momente Loshi ka reaguar përsëri duke thënë se postimi i tij për votat e Pejës ishte i pasaktë.

“Me keqardhje ju njoftoj se postimi im për votat e Pejës ishte i pasaktë, meqë personi zyrtar i VV-së nga Peja, kur e kam pyetur për numrin e votave në Pejë, nuk e di për çfarë arsye, ma ka dërguar numrin e votave të mia që janë tubuar në Istog. Pra, nuk kam dyshim se më janë keqpërdorur votat në Pejë dhe as në Istog. Tash, sapo e vërtetova këtë”, ka shpjeguar Loshi.

Ja postimi i plotë:

Me keqardhje ju njoftoj se postimi im për votat e Pejës ishte i paskatë, meqë personi zyrtar i VV-së nga Peja, kur e kam pyetur për numrin e votave në Pejë, nuk e di për çfarë arsye, ma ka dërguar numrin e votave të mia që janë tubuar në Istog! Pra, nuk kam dyshim se më janë kepërdorur votat në Pejë dhe as në Istog. Tash, sapo e vërtetova këtë.

Më vjen keq që postimi im është publikuar në disa portale, edhe pse unë tashmë e kam hequr nga muri im.

Sa i përket votave të diasporës, siç e kam thënë në postimin paraprak, ai ishte vërtet simbolik, pra vetem 314, ndërkohë që unë kam pritur të ishte së paku 2000 a 3000. Por, pritjet e mia mund të mos jenë reale. Prandaj, rinumërimi eventual i tyre do ta thoshte të vërtetën, ciladoqoftë ajo. Mund të jetë që nuk kam marrë mbi 314 vota! Sidoqoftë, nuk kërkoj që rinumërimi të bëhej për votat e mia.

Përseri po e sjell screenshot të ofertës për blerjen e 500 votave për 500 euro, të cilën nga kjo foto shihet se e kam refuzuar.

Kërkoj falje nga lexuesit dhe aktivistet e Levizjes Vetëvendosje që mund të jenë ndjerë të ofenduar nga pasaktësia e postimit tim të mëparshëm dhe lus ato medie që kanë publikuar postimin tim, ta bëjnë edhe korrigjimin. Jam i sigurtë se gabimi ishte tek personi zyrtar nga Peja e jo tek unë, por tash është një punë që u bë dhe krejt çka mbetet është ta korrigjojmë lajmin.

Vërtet më vie keq dhe nuk do të dëshiroja që në asnje qast ta luaj viktimën pa pasur faktet relevante.

Urime fitorja të gjithë sumpatizantëve të Vetëvendosjes. Fakti që ky lajm u provua si jo i saktë ngre edhe më shumë besim në Levizjen Vetëvendosje. Unë vërtet ndjehem i lumtur kur subjekti im politik, pra LVV nuk mund të njolloset për veprime të jashtligjshme. Kjo as nuk ishte tendencë imja.

Shpresoj që secili deputet i zgjedhur të jetë i merituar dhe jo me vota te tjëtërauara, siç kemi pasur rastin të mësojmë së fundi për incidentin me votat e disa kandifatëve te AAK-së.

Ndodh edhe kjo, pra ndodh gabimi. Por pas gabimit, ndodh korrigjimi dhe reflektimi i sinqertë për gabimin. Unë nuk dua të jem pjesë e asnjë rrefimi që përmban dyshime të pabazuara dhe të pavërteta eventuale, pavarësisht se sa ato mund të ishin në favor timin nē një moment të caktuar. Definitivisht, postimi im i mëparshëm nuk ishte në favor timin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat