Ish-deputeti i LDK-së tregon se kë e përkrah për kryetar të partisë

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së tregon se kë e përkrah për kryetar të partisë

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:51
LDK

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti, ka thënë se i mungojnë disa vota nga komuna që vjen ai, Podujeva. Ai ka folur edhe për Kuvendin Zgjedhor brenda LDK-së që do të mbahet këtë muaj.

Hoti deklaroi se është i sigurt se në një vendvotim në Shtedim të Podujevës i ka pasur 48 vota por që pas publikimit të rezultateve aty i figurojnë vetëm katër vota.

“Ankesa ime kryesore ka qenë për një qendër votimi në Shtedim të Podujevës ku prej atje më është konfirmuar se në atë kuti kam pasur 48 vota ndërsa pas numërimit të votave në QNR e kam parë që i kam vetëm 4 vota. Kjo qendër është rinumëruar para rezultateve përfundimtare dhe përsëri më kanë dalë 4 vota”.

“Votat kanë hyrë në procesverbal dhe kam marrë konfirmimin se i kam 48 vota. Ankesa kam edhe për qendra tjera në Podujevë.“

Hoti mes tjerash tha se e gjithë kjo mund të jetë gabim por edhe tendencë teksa kërkoi rinumërim që zemrat e të gjithëve të rehatohen nga dyshimi për vjedhje votash.

Mes tjerash Hoti ka folur edhe për Kuvendin Zgjedhor brenda LDK-së që do të mbahet më 14 mars.

“Deri më tani kemi tri kandidatura dhe nuk mund të veçoj ndonjë emër pasi mund të i hy dikujt në hak pasi LDK-ja ka shumë kandidatë të mirë për të marrë kryesimin e partisë.

Nuk mund të them se dega e LDK-së në Podujevë e favorizon dikë. Por unë do të veçoja Lumir Abdixhikun pasi kemi qenë në studime bashkë dhe i di mirë cilësitë e tij – jo pse unë po e veçoj por ai është i dashur edhe nga qytetarët”, u shpreh Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat