Geci jep emrin: Ja kush duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, paralajmëron se mund të zhduket kjo parti

Aktuale

Geci jep emrin: Ja kush duhet të jetë kryetari i ri i LDK-së, paralajmëron se mund të zhduket kjo parti

Nga: N. H Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:23
Foto ilustrim “Bota sot”

Ish-anëtari i LDK-së, Halil Geci, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook, ka folur për zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që pritet të mbahen këtë të diele.

Geci që në zgjedhjet e fundit ka përkrahur publikisht Vjosa Osmanin, ka bërë thirrje që në krye të LDK-së duhet të rikthehet Osmani dhe grupi i saj.

Nëse nuk bëhet ky ndryshim, sipas Gecit, “amaneti i Isës, Hashimit, Vuçiqit për zhdukjen e LDK-së u jetësua”.

Ja shkrimi i tij i gjatë:

Image
Halil Geci dhe presidenti Rugova

LDK, nëse kërkon riciklim nga Isa në Lutfi-Agim-në mace e kuqe e zhapin do merreni dënim

LDK-ja dhe kuvendi 14 marsit duhet t’i hulumtoj së pari shkaqet e kësaj rënie drastike, t’i shpallë zgjedhjet brenda partiake të zgjedh një ushtrues detyre të kryetarit, dhe ekipi i vëzhguesve që do t’i përcjelli ecurinë e zgjedhjeve nëpër rrethe, ekipi i vëzhguesve nuk duhen të jenë asnjeri nga kryesia aktuale,në zgjedhjet e ardhshme t’i bëhet vendi dives dhe Rugovistës Vjosa Osmanit, dhe listës së saj, të hyn në vota të fshehta dhe të hiqet neni 25 i statusit,dhe zgjedhjet lokale të fundvitit ta gjejnë LDK-në me Kryesi të re.

Në të kundërtën amaneti Isës, Hashimit ,Vuçiqit për zhdukjen e LDK-së u jetësua.

Nxitimi për ta thirrur kuvendin, dhe gara e të njëjtëve akter për të grabitur të parin e partisë për të cilën e keni thirr këtë kuvend është tepër shqetësuese për ardhmërinë e LDK-së ngase elektorati i LDK-së nuk duro më mizorit e juaja 15 vjeçare të akterve të njëjtë.

Ju që e zgjodhët shtratin e krimit,në vend të Rugovizmit, atij Rugovizmit që i thyeji kufijtë e më të fortëve të planetit për ta shtruar e zgjedhur problemin e Kosovës duke krijuar miq që ti dali ndihmë një populli të pa mbrojtur rezultoi me bombardime,edhe pse me dhimbje e sakrifica që na e solli lufta ja dolëm disi të shpëtojmë.

Por ja që nuk ja dolëm ti mbrojmë kufijtë dhe pasurit për të cilët kërciten raketat e miqve të Rugovës, ato raketat e shumë pritura tokë-tokë dhe ajër-tokë e për të cilët luftuan 19 shtete të botës, si dhe u sakrifikuam pothuaj se një popull për lirinë e këtij vendi,po ashtu nga të shiturit e atdheut tonë, tentuat ta vlerësoni GjND-n gjykatë kjo që e mbështeti pavarësinë e Kosovës si dhe kushtetutën e ndërtuar në bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar, dy nga argumentet që na e mundësuan të mbrohemi fuqishëm nga furtunat Ruso-Sllave, dhe armiqtë e Kosovës,si nga ata të brendshëm, siç janë Isa, Thaçi, Rama, si dhe nga ata të jashtmit Putin-Vuçiq,si dhe vendet tjera armike që ka vendi ynë.

LDK ju bashkua valles të tradhtarit nga Broja e Drenicës

Hashim Thaçit i cili hodhi mbi tavolinën e bisedimeve ndarjen e Kosovës loboi për ndarje dhe loboi për t’i zhvlerësuar dy nga argumentet themelore që e bënë dhe e forcuan themelet e shtetit tonë, GjND-në dhe kushtetutën.

Ju udhëheqsha aktuale e LDK-së ishit mbështetësit kryesor të këtij procesi të turpshëm qe e përkrahnit herë direkt e herë indirekt,si dhe mbështet pa rezervë, korrigjimin e kufijve ndërrimin e 17 fshatrave të Kosovës, me do fshatra tjera të Kosovës.

Pos tjerash përmes juve që e ndatë,dhe ja nënshkruat 8226 h tokë Rugove Malit të Zi,e nënshkruat Zajednicen me kompetenca ekzekutive e bëtë kryetar shteti vrasësin dhe kriminelin e dyshuar që mori Haga për vrasjet e shokëve tonë të LDK-së, nënshkruat minishengenin ku lejuat interesin Ruso-serb të kaloi në trojet shqiptare,si nga ajri ashtu edhe nga toka,e bëtë hisedar Serbin në Ujëman.

Ajo më e keqja që e ka vrarë elektoratin e vetë LDK-s është kur bëtë marrëveshje me Vuçiçin e Beogradin për ta rrëzuar vëllain Albinin e për ta sjellë ‘shkaun’ Rakiçin dhe Vuçiçin në vendim marrje në qeverinë e Kosovës.

Pos hajnive dhe plaçkitjeve që ja keni bërë Kosovës për dy dekada me radhë,ju i keni bërë Kosovës edhe shumë tjera dobësi e ligësi që nuk ua mban toka as qielli.

Kto edhe shumë tjera poshtërsi tuajat e ka bërë që elektorati i LDK-së t’ua kthej shpinën e të ikë nga ju duke ju ndëshkuar me votë.

Ju që e tradhtuat elektoratin e keni veç një emër tradhtar e zuzar, ju duhet të shporreni nga LDK dhe nga Kosova sahat e para që të mos ju sheh kush që jeni gjallë mbi këtë dhe.

Kot mundoheni me u arsyetua, sot jeni ardhur këtu e po e ngritini kokën si gjela, në vend që të turpëroheni e të ikni të mos ju shoh kush, për rrugëtimin tuaj të pistë, ku e zgjodhët shtratin e krimit që ua ndërtoi Hshimi Isa me lidhjet e tyre miqësore që vargu i miqve të tyre nuk ndalet deri te Vuçiqi në Beograd, çfarë kërkoni në partin e Ibrahim Rugovës, ikni nga ky vend mos të ju sheh njeri sa nuk ju ka kapur zhegu.

Qe nga ikja e Rugovës nga kjo bot i cili na la shumë miq, ju me hajnit dhe krimet e juaja i humbet të gjitha,duke ju bërë krah kriminelëve dhe vrasësve të atdhetarëve të LDK-së, si dhe duke e mbështetur tradhtaret e atdheut Hashimin dhe Edi Kristaqin që Kosovës t’i zhvlerësohet GjND- ja duke lobuar për ndarjen e Kosovës dhe për t’ia dërguar amanetin e Rankoviqit në vend për ta ndarë magjen e shtëpisë së Kosovës Veriun.

Ju që amanetin e Rugovës nuk e përfillët, i cili ju porositi sa ma larg Hashimin nga pushteti, ju e bëtë të kundërtën! Jo që e larguat Hashimi nga pushteti por ju e sollët brenda LDK-së dhe gati e bëtë edhe kryetar partie!

Na kujtohet mirë ekipa juve dilinxhive kur ja krijuat forumin Hashimit dhe e bëtë të parin e vendit të cilit ja pa sherrin krejt Kosova, dhe LDK-ja, e cila sot është para zhdukjes totale, edhe një hap e ka deri në zgjedhjet lokale nëse sot ndodhë të riciklohen të ricikluarit 30 vjeçar të lidhur e të kapur fort me Hashimin krimin dhe milionat e fituar falë lidhjeve tuaja të ngushta me krimin dhe kriminelet, LDK-ja në zgjedhjet lokale që do të ndodhin sivjet nuk do ta marri asnjë komunë dhe do të zhduket fare nga faqja e dheut.

Ju që u pasuruat në emër të LDK-s dhe e dëmtuat Kosovën në nivel kaq poshtërues siç bëtë ju përgjatë këtyre viteve nuk do ua falë historia.

Anëtarësia e LDK-së ju ka dënuar,ju si duket po e pritni të ngritët nga varri ndonjë Avni Rrustem, unë po ju them largohuni ngase Kosova ka ma shumë Avni Rrustema se krejt Ballkani, frikësohem se do të ringjallen së shpejti dhe ju që deri me sot i bëtë kaq dëme atdheut, jam i bindur se do ta merrni atë që ju po e kërkoni...!

Serbia Millosheviçit e Vuçiqit gjithmonë ju kanë frikësuar LDK-së sa për parti tjera dhe sa për luftën e UÇK-s Serbia as që ja ka ndijë veshi, sot pas 30 vitesh përmes Ises dhe vazalve të tij brenda LDK-së arritën ta gjunjëzojnë, e së shpejti nëse nuk ndodhin reformat me të rinjtë dhe ikjen e juaj nga ky vend fundi i vitit LDK-së ja këndojmë tallkinin, dhe më LDK nuk do te ekziston fare. Amanetin e Vuçiqit e të Hashimit Isa e përfundoi me sukses e zhduku një parti dhe eci, e ju i duartrokitet për 10 vite rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat