Alija: Partitë opozitare të mbështetura për muri, reale formimi i kuorumit për zgjedhjen e presidentit

Aktuale

Alija: Partitë opozitare të mbështetura për muri, reale formimi i kuorumit për zgjedhjen e presidentit

Më: 10 mars 2021 Në ora: 11:47
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik, Rasim Alija konsideron se rezultati i Lëvijzes Vetëvendosje në zgjedhje i ka vendosur partitë e tjera para aktit të kryer.

E kjo sipas tij do mundësojë që subjektet e tjera të bëjnë kuorumin për zgjedhjen e presidentit.

Por mundësimi i kuorumit sipas Alijajt kërkon kompromis nga Vetëvendosje.

“LVV me këtë rezultat në zgjedhje i ka vendosë subjektet e tjera para një akti të kryer sepse mos qëndrimi në sallë tek votimi i Presidentit është teh i shpatës që VV me rezultatin e 14 shkurtit e ka servirë para partive tjera.  Të paktën bërjen e kuorumit partitë opozitare e kanë shumë real, pasi që nuk kanë alternativë tjetër, kjo sepse zgjedhjet e reja do i futnin këto parti në trendin e rënies. Qëndrimi i tyre në sallë do kompromis. Jo kompromis i pozitave, por qasje më konstruktive nga VV që t’i thërrasë në takim partitë dhe të kërkojë qëndrimin në sallë nga këto subjekte.”, deklaroi Alija.

Alija konsideron se nëse nuk formohet kuorumi për presidentin, partitë opozitare do e dërgonin Kosovën në zgjedhje dhe kjo do t’i dobësonte.

“Subjektet e tjera politike janë të mbështetura nga muri sepse çdo veprim ndryshe i tyre do mund të prodhonte kriza tjera, si zgjedhjet e reja e pastaj zgjedhjet nuk do iu konvenonin.Shkuarja në zgjedhje nuk u konvenon partive opozitare sepse kanë rrezik që të marrin edhe më pak vota e VV të rritej. Por edhe votimi i presidentit pa kompromis do i vendoste këto subjkte në nënshtrim ndaj fuqisë së numrave të VV-së”, shton Alija.

Sipas tij askush nuk e mendoi se Vetëvendosje do vinte në pikën ku e zgjedh vet Qeverinë e re dhe kryetarin e Kuvendit.

“Askush nuk e ka mendu që VV do të mund ta zgjedh edhe Presidenten. Rezultati i 14 shkurtit i ka ndryshuar balancat në shumë drejtime, sepse tani VV pa asnjë subjekt e zgjedh kryekuvendarin dhe Qeverinë e re.” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat