Ish-deputeti i LDK-së tregon se cilin kandidat do të mbështesë për kryetar partie!

Aktuale

Ish-deputeti i LDK-së tregon se cilin kandidat do të mbështesë për kryetar partie!

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:22
LDK

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, në një prononcim ka folur më gjerësisht për zgjedhjet e 14-marsit dhe cilin prej kandidatëve për deputetë pritet të mbështesë.

Salihaj tha se mbështetjen e tij për kryetar të ardhdhsëm të LDK-së do t’ia japë atij personi i cili do të premtojë që pas 14-marsit, LDK-ja, do të jetë ndryshe dhe jo si ajo e 10 viteve të fundit, referuar udhëheqjes së ish-kryetarit  Isa Mustafa.

Salihaj shtoi se kjo parti duhet të ringrihet dhe se kryetari i ardhshëm duhet ta bëjë këtë subjekt me parime të vërteta dhe frymë rugoviane.

“Unë së pari dëshiroj që i gjithë procesi të shkojë mirë, të jetë në përputhje me ‘Statutin’  dhe të ketë kandidatë mjaftueshëm për të hyrë në votim të fshehtë. Unë do ta përkrahë atë që premton që LDK-ja, pas 14-marsit, do të jetë ndryshe, nuk do të jetë ajo politika 10-vjeçare që ka qenë deri më tani dhe që me 14 shkurt e dërgoi përfundimisht LDK-në në fundosje.

“Pra, me 14 mars, kandidati që do të përkrahë unë do të jetë ai që nuk do ta lërë LDK-në siç ka qenë deri më tani, por do ta  bëjë ndryshe, me parime të vërteta demokratike me frymë të vërtetë rugoviane dhe që do të jetë në interes të vërtetë të vullnetitt të elektoratit të LDK-së dhe të Kosovës” tha Salihaj.

Deri më tani kandidaturat për kryetar të LDK-së i kanë shpallur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Anton Çuni.

Përveç këtyre emrave kandidaturën për kryetar të LDK-së pritet të shpallin edhe dy zyrtarë të tjerë nga ky subjekt politik.

“Janë edhe dy kandidatë që po përfolet se do t’i hyjnë garës për kryetar partie”, thonë burime brenda LDK-së.

Kuvendi i Përgjithshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së do të mbahet me datën 14-mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat