Vaksinimi i serbëve nga veriu i Kosovës vazhdon në tri zona në Serbi

Aktuale

Vaksinimi i serbëve nga veriu i Kosovës vazhdon në tri zona në Serbi

Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:16
Foto ilustruese

Vaksinimi i serbëve nga veriu i Kosovës është duke vazhduar.

Në Qendrën për Vaksinim kundër virusit korona në Rashkë, si dhe në dy pika në Bujanovc dhe Kurshumli, çdo ditë kryhet imunizimi i qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës.

Sipas një njoftimi, të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në institucionet e tyre shëndetësore.

Sipas portalit “Kosovo Online”, përcjell Tanjug,  Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë siguroi transport falas për të gjithë të interesuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat