Paralajmërimi i ish-agjenti të SHIK-ut, ja qëllimi kryesor pse po manipulohen votat? Në zgjedhjet e reja LVV i merr 70 deputetë!

Aktuale

Paralajmërimi i ish-agjenti të SHIK-ut, ja qëllimi kryesor pse po manipulohen votat? Në zgjedhjet e reja LVV i merr 70 deputetë!

Nga: N.Sh Më: 10 mars 2021 Në ora: 15:29
Ilustrim

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari disa herë ka paralajmëruar për manipulimet me procesin zgjedhor në Kosovë.

Miftari shkruan se, ky proces i manipuluar bëhet nga Valdete Daka.

Sipas tij, qëllimi kryesor i gjithë kësaj është procesi i zgjedhjes së Presidentit.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, me vonesa të tilla, mbetet shumë pak kohë në zgjedhjen e Presidentit, andaj shton se, kjo bëhet që të ketë pazar të shpejt pastaj.

Miftari shkruan se nëse kjo është e vërtetë, atëherë kërkon të shkohet në zgjedhje të reja.

E këto zgjedhje sipas tij, LVV-ja do të fitonte 70 deputetë.

Postimi i plotë:

Një muaj para zgjedhjeve ju kam thënë se kini me i mbajt mend këto zgjedhje nga manipulimet e KQZ-së dhe blerinës së PDK-së dhe LDK-së, Valdete Dakës si dhe partive të pushtetit deri sot, pasi u harxhua storja me helmimin e votave kur NISMA u kontrabandua tash bëhet devalvimi dhe zhagitja, numërim, rinumërim, vjedhje... vonesa të qëllimshme të përfundimit të zgjedhjeve dhe qëllimi është që puna e presidentit të ketë shumë pak kohë të zgjidhet dhe të ketë pazar të shpejt!

Nëse qëllimi është këtu le të shkojmë prapë në zgjedhje së paku do të kemi parti para politike më pak pas zgjedhjeve të reja ku LVV mund pa problem ti ketë vet mbi 70 deputetë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat