Përfundon rinumërimi i votave në QNR

Aktuale

Përfundon rinumërimi i votave në QNR

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:36
Valmir Elezi

Ka përfunduar rinumërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka bërë të ditur se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës. Tashmë jemi në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion. KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat