As Quni, as Haziri, as Abdixhiku e as Mustafa, asistenti i Albin Kurtit: Ja kush fiton në garën e “ashpër”

Aktuale

As Quni, as Haziri, as Abdixhiku e as Mustafa, asistenti i Albin Kurtit: Ja kush fiton në garën e “ashpër”

Nga: A.Zh Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:01
Albin Kurti

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, po shtohen kandidaturat për të parin e kësaj partie. Pas Anton Qunit, Lumir Abdixhikut e Lutfi Hazirit, kandidaturën për kryetar të LDK-së sot e ka shpallë edhe Besian Mustafa.

Me kandidaturat e tyre ka ironizuar Arianit Beqiri, asistent i Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Përmes postimeve në Facebook, Beqiri ka thënë se LDK-ja ka më shumë kandidatë për kryetar se sa vota. Sipas tij, garën e “ashpër” mes Hazirit, Abdixhikut, Qunit e Besian Mustafës, do ta fitojë Albin Kurti.

Postimet e Beqirit:

LDK më shumë kandidatë për kryetar se vota!

Edhe në garën e "ashpër" për kryetar të LDK-së, pra në mes të Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut, Anton Qunit, Avdullah Hotit e Besian Mustafës do të fitojë Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat