Rasti i Milan Radoiçiqit, Albulena Haxhiu ka një kërkesë për institucionet e drejtësisë

Aktuale

Rasti i Milan Radoiçiqit, Albulena Haxhiu ka një kërkesë për institucionet e drejtësisë

Nga: A.M. Më: 10 mars 2021 Në ora: 18:41
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë në Qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu, ka komentuar rastin e  Milan Radoiçiqit, të cilit i është tërhequr urdhër arresti nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në postimin në Facebook, Haxhiu i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe personave përgjegjës që të trajtojnë me urgjencë këtë skandal.

Po ashtu, ka deklaruar se kriminelët duhet të dalin para drejtësisë jo të amnistohen.

“Prandaj vetingu në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë është çelësi që i hap rrugën institucioneve të pavarura dhe profesionale”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar disa ditë prej kur Gjykata Themelore në Prishtinë mori aktvendim për pranimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale, për tërheqjen nga urdhër arresti i lëshuar për kriminelin Milan Radoiçiq. Edhe përkundër reagimeve publike dhe shqetësimeve të ngritura nga publiku, ende asnjë përgjigje zyrtare nga Prokuroria dhe Gjykata.

Arsyetimi me shkrim në Aktvendim se kinse kjo tërheqje po bëhet për arsye taktike dhe teknike, nuk  mund të jetë as arsyetim për një çështje të tillë.

I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë/personave përgjegjës që të trajtojnë me urgjencë këtë skandal të patejkalueshëm të institucioneve që do të duhej të sillnin para drejtësisë kriminelët që enden lirshëm dhe jo t'i amnistojnë ata!

Prandaj vetingu në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë është çelësi që i hap rrugën institucioneve të pavarura dhe profesionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat