Bekë Berisha: Dreqi mshefet nëpër shkolla, jo në QNR

Aktuale

Bekë Berisha: Dreqi mshefet nëpër shkolla, jo në QNR

Më: 10 mars 2021 Në ora: 21:34
Bekë Berisha

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha nuk ka dashur të flasë për përplasjen e nënkryetarit të kësaj partie, Pal Lekajt dhe ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Berisha thotë se i ka thirrë komisionerët dhe iu ka thënë se ‘Mos lshoni pe asnjëherë, mos e leni askënd me vjedhë’.

“Nuk po du me u përfshi në debatin e tyre…Mirëpo qeky është fenomeni, munden gjithkun me u ditë se çka ka ndodh. Bile unë porosin saherë jau kom dhon në degë, ‘Mos lshoni pe asnjëherë, mos e leni askënd me vjedhë”, tha Berisha.

Madje ai tha se dëshiron që të shoh një parlament të zgjedhur nga vullneti i popullit.

“Dreqi mshefet nëpër shkolla, jo në QNR”, tha Berisha, teksa kërkoi rinumërim total të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat