Lumir Abdixhiku flet për gabimet e LDK-së

Aktuale

Lumir Abdixhiku flet për gabimet e LDK-së

Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:17
Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se njëra ndër gabimet e LDK-së ka qenë se nuk u ka ofruar qytetarëve atë që e kanë kërkuar, por diçka tjetër.

“Nuk kemi kë të fajësojmë tjetër përveç vetes për një rënie të tillë. Mospërputhja e kerkësëës së njerëzve tanë me përfaqësim politik, pra ofronim dicka tjetër si individë, si grupë dhe realizionim diçka tjetër. Përfaqësimi jonë politikë nuk ka qenë vendimarrës. Nëse votuesi ka kërkuar dicka tjetër dhe ne u kemi ofruar dicka tjetër atëherë këtu kemi një diskrepancë të qëndrimeve”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku thekson se dëshiron ndryshim në LDK.

“Unë po qëndroj për ndryshim, jo për revulocion. Do të bind secilin që platforma që do të prezentoj është zgjedhja e duhur për LDK’në. Duhet ndryshim. Nuk besoj që ka anëtarë të LDK’së që janë të kënaqur me gjendjen e tanishme”, shtoi Abdixhiku.

Përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

LDK këtë të diele do t’i mbaj zgjedhjet për të parin e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat