“Ik Isë, larg duart nga Besian Mustafa, shporru”!

Aktuale

“Ik Isë, larg duart nga Besian Mustafa, shporru”!

Nga: N.Sh. Më: 12 mars 2021 Në ora: 08:38
Besian Mustafa

Një reagim të ashpër kundër Isa Mustafës, i cili nuk e ka pritur edhe aq mirë kandidaturën e Besian Mustafës për kreun e LDK-së, ka ardh nga prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një shkrimi të gjatë të publikuar në Facebook, ka kritikuar ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, që sipa tij, po tenton ta njollosë Besianin.

Maxharraj shkruan se Isa duhet të largohet nga Besiani dhe LDK-ja.

Sipas tij, djali i veprimtarit të vrarë të LDK-së, Xhemajl Mustafës, Besiani me 14 mars do të bëhet kryetar i LDK-së.

Ai ka akuzur Isa Mustafën se ka bashkëpunuar me ata që dyshohen që vranë Xhemajlin.

“...dhe, derisa babai i Besianit, Xhemajli punonte për idealet e LDK-së, së bashku me Ibrahim Rugovën, ai dyshohet se u vra nga falangat, nga klanet mafioze, nga njerëzit me të cilët t’i bashkëpunove me të vetmin qëllim për ta shkatërruar LDK-në, të cilën e prune në vetëm 12,6%”, shkruan mes tjerash profesori.

Lexojeni shkrimin e plotë:

ISË IK, SHPORRU, LARG DUART NGA BESIAN MUSTAFA.

/Deshe ti apo jo Besian Mustafa do të jetë kryetar i LDK/

Isë, shporru, ik o i pafytyrë nuk ke marre të tentosh ta njollosësh Besian Mustafën rugovistin e përbetuar, njeriun  me bagazh kombëtar, njeriun pa afera dhe skandale të korruptuara siç je ti, të birin e bashkëpunëtorit më të afërt të Ibrahim Rugovës, themeluesit të LDK, të cilët e ngritën LDK në parti gjithëpopullore ku në fillim ishin të anëtarësuar në të mbi 700 mijë anëtarë, e ngritën në parti shtetformuese, institucionale, e cila shqiptarët i ndau nga regjimi i Millosheviqit duke e organizuar shtetin paral deri në pavarësinë e Kosovës.

Isë, Ik, shporru nga LDK, larg duart nga Besian Mustafa, sepse, ky, deshe ti apo nuk deshe do të zgjedhet Kryetar i ri i LDK me 14 mars 2021, sepse është njeriu me kredibilitet për të marrë këtë post, derisa ti Isë dikur ishe në anën e kundërt të barikades, baba i Besianit, Xhemajl Mustafa po bënte plane së bashku me Ibrahim Rugovën për zhvillimin dhe forcimin e LDK e cila ishte parti prijese në fillim të pluralizmit në të gjitha trojet shqiptare. Dhe derisa baba i Besianit, Xhemajli punonte për idealet e LDK-së, së bashku me Ibrahim Rugovën, ai dyshohet se u vra nga falangat, nga klanet mafioze, nga njerëzit me të cilët t’i bashkëpunove dhjetë vjet me të vetmin qëllim për ta shakterruar LDK të cilën e prune në vetëm 12,6%.

Për të u përqafuar me njerëzit e krimit ti Isë i tradhetive idealet e LDK, i shkele qëndrimet dhe parimet e saj dhe u hidhe në përqafim të botës së krimit të Klanit Pronto, SHIK-ut dhe të Hashim Thaçit, të cilin ti Isë për inate të LDK, dhe për inat të amanetit të Ibrahim Rugovës, se Thaçin duhet mbajtë larg pushtetit, ti me qëllim dhe për interesa tua personale e zgjodhe për president të cilit me pastaj gati se ia pa sherrrin Kosova duke bërë plane me dreqin e të birin e tij, me klane mafioze serbo-ruse për ndarjen e Kosovës, apo për korrigjimin e kufijve. Por ti Isë Mustafa shkove edhe më larg me sa që u bëne pjesëmarres direkt për humbjen e Çakorrit, ia solle Kosovës  “Zejednicën me kompetenca ekzekutive, pra deshte ta formosh një” mini shtet serb” në zemër te Kosovës, por fati të ndali Kushtetuesja. Apo bëre komplot së bashku me Thaçin, Veselin, etj. dhe me atë antishqiptarin amerikan Grenell për ta rrëzuar qeverinë Kurti, për ta sjellë në pushtet qeverinë kukull të krimit të organizuar.

Por ti Isë nuk u ndale më kaq, nga njemendësia e trashëguar ti nuk duron mendimin ndryshe në LDK, i kundërshton të gjithë ata që të dalin përpara, jo vetem që i kundërshton por edhe i përjashton nga LDK siç veprove me ikonën e LDK, Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit ta thyej qafën ta përgjysmoi partinë, ajo u votua me mbi 300 mijë votues, kurse ti me klanin tënd mbete me gishta n’gojë.

Ik, Isë shporru sa më larg nga LDK sepse nuk ke kurrfarë të drejte, pos asaj uzurpuese, të qendrosh edhe më tutje në LDK. MË 14 mars 2021 edhe është fundi tragjik i yti në politikë, ate ditë Kuvendi i Përgjithshëm i LDK nuk do ta aprovoj dorëheqjen, por do të shkarkohesh si fajtori kryesor me klanin tënd, për përmbysjen dhe katastrofën qe ia solle LDK. Jo vetëm që do të shkarkohesh për edhe duhet të përgjigjesh për sjelljet tua arrogante, rrugaqërije në drejtim të fundosjës së LDK.

Kurse po atë ditë në krye të LDK do të reflektoj një figurë tjetër, do jetë ky kryetari i ri Besian Mustafa, të pëlqej ty ose jo Isë Mustafa. Sepse, Besiani nuk është varës i yti, nuk është amaneti yt që po tenton ta kesh njerin nga ata si trashëgimtar, por nuk do të ia dalësh, sepse Besian Mustafa është më i fortë se sa ti, është më i fortë se sa klani yt mafioz, është më i fortë se sa shikistat që i kë mbrenda LDK, që për perkrahjën e tyre edhe e zapove LDK, derisa e shkatërrove.

Pra, ik Isa, largohu, shporru nga LDK sa nuk të ka zënë taksirati, sepse siç thotë populli mos të zëntë taksirati, sepse taksirati është i madh.

Nga: Prof. dr Binak MAXHARRAJ

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat