Hoti: Vaksinat antiCOVID-19 çështje javësh, ia dolëm të menaxhojmë me sukses pandeminë

Aktuale

Hoti: Vaksinat antiCOVID-19 çështje javësh, ia dolëm të menaxhojmë me sukses pandeminë

Më: 12 mars 2021 Në ora: 09:31
Pamje nga takimi

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka deklaruar sot se për disa javë pritet që të arrijmë në Kosovë vaksinat anti-Covid, teksa ka shtuar se si qeveri ia kanë dal që me sukses te menaxhojnë me pandeminë.

Ai tha se përkundër kritikave që kanë marrë nga oponentët politikë për vaksinat, si qeveri janë angazhuar që në vend të sjellin vetëm vaksina të certifikuara nga BE, dhe jo me prejardhje të dyshimtë, sikurse që bënë vendet e rajonit.

"Informatat që mora nga drejtori i Institutit është se janë duke u bërë përgatitjet. Jemi kritikuar edhe për vaksinën, por ne kemi dashur të sjellim vetëm vaksinë të certifikuar dhe nuk kemi pranuar të hyjmë në lojë që të pranojmë vaksina të dyshimta sikurse bënë vendet e rajonit. Jam i sigurt se do t'ia dalim mbanë bashkë", u shpreh ai.

Në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 që po mbahet në objektin e Qeverisë të Kosovës, Hoti tha po ashtu se përkundër vështirësive gjatë ballafaqimit me pandeminë e shkaktuar nga virusi korona, si qeveri ia kanë dalë që të menaxhojnë me sukses pandeminë.

Ai tha se qindra mijëra biznese e qytetarë kanë marrë ndihmën e shtetit dhe se vendi po

"Them me kënaqësi që ia kemi dalë. Dëshiroj të falënderoj stafin mjekësor për angazhimin e tyre pa asnjë ditë pushim, jam organizuar spitalet, klinikat, ndërkohë që janë munduar të mos lënë anash shërbimet e tjera. Edhe komiteti ka kryer një punë të shkëlqyeshme, nuk jeni ndal. Nuk jemi ndal e nuk jemi kursyer asnjëri prej nesh. Muajt e parë te gjithë kemi qenë të frikësuar nga kjo situatë sepse ka pasur të panjohura në mbarë botën. Por më vonë kemi mbërri që me komitetin dhe ekspertizat ndërkombëtare të standardizojmë masat. Askush nuk mbetet pa u testuar pavarësisht kostos. Kemi marrë shumë kritika nga oponentët tanë gjatë kësaj periudhe, të cilët nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse kanë kritikuar. Kemi mbajtur gjallë ekonominë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat