Arrestohen një zyrtar komunal në Gjilan dhe një fermer

Aktuale

Arrestohen një zyrtar komunal në Gjilan dhe një fermer

Më: 12 mars 2021 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njësia në Gjilan, ka arrestuar një zyrtar të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjilan dhe një fermer.

Zyrtari komunal dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa fermeri për mashtrim.

Sipas burimeve të dyshuarit në bashkëveprim kanë vendosur emrin e një personi tjetër, pa dijëninë e tij, në listën për subvencione, konkretisht për grurë.

Pas arrestimeve në kuadër të aksionit “Subvencioni 2021”, viktima ka denoncuar rastin, me ç’rast është bërë arrestimi i dy të dyshuarve.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit zyrtari komunal dhe fermeri janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të dyshuarit dhe viktima janë të nacionalitetit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat