Buxhovi: Kryetari i ri të bëjë ndarjen nga udhëheqësia e vjetër LDK-së

Aktuale

Buxhovi: Kryetari i ri të bëjë ndarjen nga udhëheqësia e vjetër LDK-së

Më: 12 mars 2021 Në ora: 23:20
Jusuf Buxhovi

Një nga themeluesit e LDK-së, historian dhe intelektuali Jusuf Buxhovi, pret nga udhëheqësia e re e Lidhjes që të bëjë një ndarje rrënjësore nga politikat e deritanishme të kësaj partie.

Në një prononcim Buxhovi thotë se struktura të caktuara të LDK-së në këto dhjetë vitet e fundit kanë qenë bashkëpjesëmarrës në degradimin e të gjitha proceseve politike në Kosovë.

“Nga ajo që do të ndodhë në kuvendin e LDK-së pres së pari që udhëheqësia e re që të zgjidhet të bëjë një ndarje rrënjësore nga politika e deritanishme, se ajo politikë e deritanishme siç po shihet ka qenë e dëmshme për Kosovën ku struktura të caktuara të LDK-së gjatë këtyre dhjetëve viteve të fundit kanë qenë bashkëpjesëmarrës në degradimin e të gjitha proceseve politike në Kosovë”, tha ai.

Buxhovi deklaroi se varësisht nga zgjedhja që do të bëhet të dielën, do të kuptohet nëse Mustafa ka gisht në përzgjedhjen emrit që do ta pasojë si kryetar të LDK-së.

“Nëse prej këtij kuvendi del një garniturë e cila do të shkëputët nga të gjitha lidhjet me strukturat e deritanishme atëherë mund të thuhet se Isa Mustafa nuk ka gisht, përndryshe, nëse del çfarëdo lidhje atëherë lirisht mund të thuhet se ka qenë pjellë e kombinimeve të udhëheqjes së deritanishme”, tha Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat