Shefja e kabintetit të Hotit që LDK ia dha numrin 9-të merr vetëm 1 mijë e 904 vota

Aktuale

Shefja e kabintetit të Hotit që LDK ia dha numrin 9-të merr vetëm 1 mijë e 904 vota

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:41
Hoti dhe Dushi

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit ka korrur rezultatin më të dobët në historinë e saj të ekzistencës politike.

Me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, LDK është renditur në vendin e tretë me më shumë se 100 mijë vota më pak krahasuar me rezultatet e vitit 2019 kur listës i kishte prirë Vjosa Osmani.

Ajo që bie në sy tek lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, është që shefja e kabinitetit të Hotit që i është dhënë numri 9, Ardita Dushi, ka marrë vetëm 1 mijë e 904 vota.

Dushi është futur në top dhjetëshen e parë, duke lënë jashtë Lumir Abdixhikun, Besian Mustafën, Armend Zemajn e shumë figura të tjera të LDK’së që kanë marrë më shumë vota.

Në asnjë prej partive të tjera të mëdha, në top-dhjetëshe nuk ka kandidat që ka marrë kaq pak vota.

Për rezultatin e marrë në zgjedhje reagime të shumta ka pasur edhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se nuk e kupton se pse elektorati e ka ndëshkuar në mënyrë të tillë partinë që udhëheq.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat