VV fitoi mbi 50 për qind, Mushkolaj kujton deklaratën e Haradinajt se as me Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin nuk mund të arrihet kjo shifër

Aktuale

VV fitoi mbi 50 për qind, Mushkolaj kujton deklaratën e Haradinajt se as me Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin nuk mund të arrihet kjo shifër

Nga: G.B Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:52
Imer Mushkolaj

Sot është bërë certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Sipas rezultateve, LVV ka dalë partia fituese me 50.28 për qind, përcjell Bota sot.

E para zgjedhjeve ka pasur mjaft zëra se VV e ka të pamundur të arrijë këtë shifër.

Ishte Daut Haradinaj nga AAK, ai që kishte thënë se edhe po të ngjallen Ibrahim Rugova e Adem Jashari dhe të futen në garë, është vështirë të besohet se dikush i merr 50 për qind.

Këtë deklaratë e ka publikuar analisti Imer Mushkolaj në Facebook, duke thënë se në anën tjetër VV i ka fituar 50.25 për qind.

Postimi i tij i plotë:

Daut Haradinaj: "Me i çu Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin sot, dytë me i shti në garë, vështirë është me besu që i merr dikush 50 për qind". Ndërkohë KQZ: VV 50.28 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat