Vazhdon beteja e Haki Abazit me Berat Buzhalën, ky është mesazhi i fundit nga deputeti i LVV-së

Aktuale

Vazhdon beteja e Haki Abazit me Berat Buzhalën, ky është mesazhi i fundit nga deputeti i LVV-së

Nga: N.Sh Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:23
Haki Abazi dhe Berat Buzhala

Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Pas certifikimit të rezultateve, Haki Abazi është zgjedhur deputet i Parlamentit të Kosovës.

Abazi përmes një postimi në Facebook, shkruan se, edhe pas një lufte speciale që është zhvilluar ndaj tij, siç e quan ai, nga rrjeti i SHIK-ut dhe disa pseudo gazetarëve, ai arriti të bëhej deputet i Kuvendit të Kosovës.

Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?

Abazi ka paralajmëruar disa media në Kosovë që do të ballafaqohet me ta në gjykatë.

E ndër to është edhe T7 dhe Berat Buzhala.

“Të gjithë kësaj makinerie, që nga rezultatet e para u ekzaltua për mbetjen jashtë parlamentit- Që nga sot, unë jam deputet i Parlamentit të Kosovës”, shkruan Abazi në Facebook.

Ai shkruan se, do të vazhdoj betejat e tij me krimin dhe korrupsionin.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

E dashur mërgatë,

Përkundër luftës speciale për më shumë se një vit, të atyre që kanë bërë keq për 20 vite, gjithë rrjetit të SHIK-ut, pseudo-gazetarëve, miqve të Fadilit dhe rrjetit të krimit të organizuar brenda institucioneve të Kosovës, shpërlarësve të parave me strukturat kriminale në industrinë e ndërtimeve dhe financimit të orientimit të votës, atyre që për 20 vite kanë mbajtur peng shtetin e që në kauzën time politike e qytetare kanë qenë caku i punës së përditshme dhe demaskimit të tyre. Ata që edhe parlamenti Evropian i shpalli prodhues të lajmeve të rrejshme.

Përkundër atyre që orkestruan ngjarje e lajme të rrejshme për të dëmtuar dhe reputacionin publik e që në katër raste deri tani kanë humbur edhe rastin para institucioneve përkatëse. KLAN Kosova, Insajderi, T7 Berat Buzhala dhe me këtë të fundit së shpejti edhe në gjykatë.

Përkundër dhjetëra e qindra njerëzve që kanë gjetur sistemin zgjedhor për të bërë para nga kandidatët për të orientuar votën brenda listave e që secilin nga ata i kam refuzuar dhe i kam përgënjeshtruar!

Të gjithë kësaj makinerie, që nga rezultatet e para u ekzaltua për mbetjen jashtë parlamentit- Që nga sot, unë jam deputet i Parlamentit të Kosovës.

Sot, të gjitha skenarëve ju bëri ballë vota demokratike e juaj që keni marrë mundin të gjeni numrin 19 dhe të votoni për atë që unë qëndroj dhe besoj! Ju faleminderit të gjithëve.

Së bashku do e bëjmë betejën e ardhshme të pastrimit të Kosovës nga krimi, korrupsioni dhe bërlloku! Do punojmë që t’ia kthejmë Kosovës nderin dhe qytetarëve dinjitetin dhe që Kosova të ecë drejt synimeve të saja përfundimtare dhe meritore.

Ashtu siç kam bërë për 20 vite pas luftës, do vazhdoj të bëj betejat me krimin dhe korrupsionin, do të punoj në rritjen e profesionalizmit në fushën e diplomacisë për përfaqësim të shtetit tonë dhe interesave të qytetarëve, do ta vazhdojë betejën e pakompromis për energjinë e gjelbër e të rinovueshme dhe efiçiencën energjetike kundër qymyrit dhe derivateve fosile. Puna në sektorin e energjisë do të jetë vetëm në shërbim të shëndetit publik, mjedisit dhe ruajtjes së pasurisë natyrore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik!

Faleminderit ekipit fantastik që ka punuar me mua në fushatën jo të zakonshme për shkak të COVID-19.

Na priftë e mbara, tani fillon puna e vërtet.

Shëndet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat