“Ti e din kush jam unë”, detaje të reja për kërcënimin e këshilltarit të Hotit

Aktuale

“Ti e din kush jam unë”, detaje të reja për kërcënimin e këshilltarit të Hotit

Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:26
Kastriot Jahaj

Këshilltari politik i kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, Kastriot Jahaj është kërcënuar dje përmes telefonit nga një person, i cili dyshohet t’i ketë thënë po që se nuk ia sjellë paratë, do ta privonte nga jeta bashkëshorten e tij.

Ky person e kishte thirrur Jahajn dje rreth orës 08:48 përmes një numri privat, derisa ai ishte në banesën e tij në Fushë Kosovë.

Burimet bëjnë me dije se personi që dyshohet se e kërcënoi Jahajn i tha atij në telefon se “ti e din se kush jam unë”.

Por me të raportuar rastin në Polici, Jahaj ka deklaruar se nuk e njeh personin që e ka kërcënuar atë.

Lidhur me këtë ngjarje, është informuar edhe Prokurori i Shtetit dhe rasti është cilësuar si kanosje.

Sinjali ka kontaktuar para pak minutash edhe me Jahajn për të marrë një konfirmim zyrtar, por i njëjti ka refuzuar të flasë, me arsyetimin se “është me familje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat