Haradinaj Stublla reagon ashpër, thotë se kishte skemë kriminale kundër saj dhe ka një thirrje publike për kryeprokurorin Munishi

Aktuale

Haradinaj Stublla reagon ashpër, thotë se kishte skemë kriminale kundër saj dhe ka një thirrje publike për kryeprokurorin Munishi

Nga: G.B Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:37
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka mbetur jashtë Kuvendit, derisa nuk ka arritur që të bëhet deputete.

Së fundmi ajo dha dorëheqje për shkak të skandalit me vota.

Tani pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit nga KQZ, ajo ka reaguar përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se skema kriminale funksionoi për ta njollosur atë e familjen e saj dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar, përcjell Bota sot.

Sa i përket video-incizimit të publikuar, se bashkëshorti i saj kishte blerë vota për të, ajo thotë se e gjitha ishte inskenim i dobët teatral që bëri banka kriminale, e kësaj fushate denigruese kundër saj.

Ajo i ka bërë thirrje Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili përmendet në këtë video, që të deklarohet dhe se sipas saj, e vërteta duhet të dalë në shesh.

Postimi i saj i plotë:

SKEMA KRIMINALE FUNKSIONOI...

... për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar!

Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE.

Por, t’i kthehemi substancës:

Tani që u raportua se dy veglat e krimit të videos kanë dalë para drejtësisë, skenari dhe porositësit e tij besoj fuqishëm se përfundimisht do të zbardhen me zbulimin e identitetit të protagonistit të tretë X1 (dhe mendoj kryesor) të video-inskenimit. I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutën 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka... madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR!

Faktet janë kokëforta, dhe e vërteta është brutale.

Në pritje të saj...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat