Miftaraj publikon pagat e gjykatësve të Supremes

Aktuale

Miftaraj publikon pagat e gjykatësve të Supremes

Nga: A.M. Më: 13 mars 2021 Në ora: 12:43
Pagat dhe kompensimet

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se jo të gjithë gjykatësit në Supreme reflektojnë pavarësi, paanësi dhe integritet.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se disa nga gjykatësit kanë të rëndësishme mirëqenien ekonomike dhe financiare edhe me çmimin e shkeljes së ligjit.

“Kosova ka të avancuar tej mase legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit. I njëjti shkelet nga disa gjykatës në Supreme e shumë prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Po ashtu, Miftaraj ka publikuar pagat dhe kompensimet e Gjykatësve në Gjykatën Supreme.

Postimi i plotë:                    

Profesioni i gjykatësit hyn në kuadër të profesioneve më fisnike që një shërbyes civil, shërbyes i popullit ushtron.

Gjykatësi gjatë gjithë kohës duhet të reflektoj pavarësi, paanësi dhe integritet.

Fatkeqësisht, jo të gjithë gjykatësit në Supreme kanë këto vlera. Jo pak prej tyre, të rëndësishme e kanë mirëqenien ekonomike dhe financiare edhe me çmimin e shkeljes së ligjit.

Kosova ka të avancuar tej mase legjislacionin për parandalimin e konfliktit të interesit. 

I njëjti shkelet nga disa gjykatës në Supreme e shumë prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shteti i së drejtës duhet të filloj nga këta mekanizma për të vazhduar me të tjerët.

Image
Pagat dhe kompensimet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat