Kurti flet për pasurinë e Hazirit: Si mund të grumbullohet e tërë kjo!

Aktuale

Kurti flet për pasurinë e Hazirit: Si mund të grumbullohet e tërë kjo!

Nga: M.H Më: 13 mars 2021 Në ora: 20:29
Lutfi Haziri

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me milionat që Haziri ka grumbulluar.

Kurti ka shkruar që se si ka mundur që Haziri të grumbulloj tërë pasurinë e tij më një rrogë mujore 900 euro, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë që Haziri ka deklaruar 1 milion e 851 mijë euro pasuri mirëpo që qeveria Kurti 2 të bëj hetim për burimin e kësaj pasurie.

Pasuri si kjo jo vetëm duhen hetuar për ligjshmërinë e tyre por edhe nëse janë të ligjshme duhen taksuar, shton më tej Kurti.

Postimi i plotë

Milionerët e LDK!

Lutfi Haziri – 1,851,000 Euro

Si mund të grumbullohet e tërë kjo pasi me 900 Euro rrogë mujore?!

Lutfi Haziri i Gjilanit ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, plot 1 milion e 851 mijë euro pasuri.

Qeveria Kurti 2 duhet patjeter të hetojë burimin e tërë kësaj pasurie!

Pasuri si kjo jo vetëm duhen hetuar për ligjshmërinë e tyre por edhe nëse janë të ligjshme duhen taksuar sipas normave ligjore ku ai që ka me shumë duhet të taksohet më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat