Besian Mustafa lë pas kundërshtarët, fiton bindshëm në sondazhin për kryetar të LDK-së

Aktuale

Besian Mustafa lë pas kundërshtarët, fiton bindshëm në sondazhin për kryetar të LDK-së

Nga: A.Zh Më: 13 mars 2021 Në ora: 21:23
Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku, Anton Quni dhe Lutfi Haziri; foto ilustrim nga "Bota sot"

Besian Mustafa, është zgjedhur nga lexuesit e gazetës “Bota sot” si kandidati më i preferuar për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka marrë 36.05% (3367 vota), duke u renditur i pari në sondazhin e realizuar nga “Bota sot”, në faqen online "strawpoll.com".

Mustafa ka lënë pas vetes kandidatin tjetër Anton Qunin, i cili ka fituar 28.58% (2669 vota).

Pas tij, renditet Lumir Abdixhiku me 25.45% (2377 vota).

Ndërsa, kandidati tjetër për kryetar të LDK-së Lutfi Haziri, ka fituar vetëm 9.92% (926 vota).

Image
Rezultatet e sondazhit të realizuar nga “Bota sot”

Sondazhi është bërë në faqen online "strawpoll.com", që është një ndër faqet më të sakta të sondazheve, në të cilën nuk mund të ketë manipulime dhe çdo votues mund të votojë vetëm një herë, e jo më shumë.

LDK-ja nesër do të mblidhet në ora 10:00, për të zgjedhur kryetarin e ri, që do ta pasojë Isa Mustafën, i cili dha dorëheqje pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

LDK-ja doli si parti e tretë në zgjedhjet parlamentare, duke fituar rreth 100 mijë vota më pak se në zgjedhjet e kaluara./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat