Duda Balje: Tash koha e Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës do t’i shohin aftësitë e tij

Aktuale

Duda Balje: Tash koha e Albin Kurtit, qytetarët e Kosovës do t’i shohin aftësitë e tij

Më: 13 mars 2021 Në ora: 22:35
Albin Kurti dhe Duda Balje

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka komentuar figurat kryesore politike në Kosovë gjatë dekadës së fundit.

Sipas saj, është koha që qytetarët të kuptojnë aftësitë e Albin Kurtit për të udhëhequr me vendin.

“Albin Kurti ka plan për shtetin, herën e fundit nuk ka pas shumë kohë, besoj se tash ka ardh koha e Albin Kurtit dhe ne tash jemi para një momenti kur edhe ne si politikanë, edhe qytetari i Kosovës mundet me pa sa aftësi ka Kurti.

Ai ka plane shumë pozitive. Është mirë edhe ne politikanët me përkrah atë. Unë jam e sigurt se ai do te bëjë disa ndryshime për shtetin, me formimin e kësaj qeverie bashkë me Vjosa Osmanin, Kosova do të shkojë një shkallë më lartë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat