Eksperti amerikan: Udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë për Kosovën

Aktuale

Eksperti amerikan: Udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë për Kosovën

Më: 14 mars 2021 Në ora: 08:26
Alon Ben-Meir

Eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se liderët serbë nuk kanë guxim që ta pranojnë se nuk kanë mundësi ta zhbëjnë pavarësinë e Kosovës.

Ben-Meir përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetës një pyetje të thjeshtë rreth zhbërjes së pavarësisë së Kosovës.

Ai tutje ka shtuar se ata nuk kanë guxim moral ta pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për të zhbërë pavarësinë e Kosovës.

“Udhëheqësit serbë duhet t’i bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: në cilat rrethana do të përmbysej pavarësia e Kosovës? Ata e dinë përgjigjen, por nuk kanë guximin moral të pranojnë se është përtej aftësisë së tyre për të zhbërë pavarësinë e Kosovës, tani ose kurdo”, ka shkruar Alon Ben-Meir në Twitter.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat