Analisti paralajmëron partitë opozitare: “Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do t’i marrë 80 për qind të votave”

Aktuale

Analisti paralajmëron partitë opozitare: “Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do t’i marrë 80 për qind të votave”

Nga: A.Morina Më: 14 mars 2021 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi ka reaguar pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

Ai paralajmëroi partitë e tjera politike, se Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do t’i marrë 80% të votave. Krasniqi tha se në këto zgjedhje 10% të votave të diasporës u shpallën të pavlefshme, përcjell "Bota sot".

“Ku mbetën disa që thonin s’ka në Kosovë këso ndryshime, disa të tjerë thonin këta janë kundër Kosovës, janë me Rusinë, Kinema duke harruar se sovrani është më ta, këtë radhë 50% herën tjetër 80%!”, shkroi në Facebook, Islam Krasniqi.

Postimi i plotë

Çka janë 50.28%, edhe nja 10% të ardhur nga Diaspora i shpallen të pa vlershme. Ku mbetën disa që thonin ska në Kosovë kësi ndryshime, disa të tjerë thonin këta janë kundër Kosovës, janë me Rusin, Kinema duke harruar së Sovrani është më t'a, radhë 50% herën tjetër 80%!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat