​Abrashi: Të gjitha kandidaturat do të kalojnë, s’kemi preferencë si degë e Prishtinës

Aktuale

​Abrashi: Të gjitha kandidaturat do të kalojnë, s’kemi preferencë si degë e Prishtinës

Më: 14 mars 2021 Në ora: 11:05
Arban Abrashi

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, deklaroi se kuvendi i sotëm nuk do të prodhojë asnjë përçarje përkundrazi i gjithë procesi do të jetë i rregullt.

Para se të fillojë kuvendi, ai tha se ekziston vullneti që të gjitha kandidaturat të kalojnë.

Abrashi: Ekziston vullneti që të kalojnë të gjitha kandidaturat

“Ajo çfarë është diskutuar në kryesi dhe kryetar të degëve, ekziston vullneti që të kalohen të gjitha kandidaturat”, tha ai.

Abrashi, që është pjesë e degës së LDK-së në Prishtinë, u shpreh se nuk kanë pozicion rreth ndonjë kandidati dhe se votimi do të jetë i fshehtë.

Ai ha se nuk është e vërtetë që degët e LDK-së janë pozicionuar por kanë qenë mendime individuale.

Abrashi: Vota është e fshehtë, nuk jemi pozicionuar

“ Nuk kisha thonë që ka filluar pozicionimi, janë disa individë që kanë shprehur mendime të tyre, i kemi parë në bazë të regjioneve. Vota është e fshehtë. Kjo ka qenë thirrja jonë gjatë javëve të kaluara kur janë bërë parapërgatitjet në mënyrë që të votohet për më të mirin me votë fshehtë dhe të vazhdohet me programin dhe vizionin e LDK-së”, tha Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat