Paçarizi: Garë e fortë mes këtyre dy kandidatëve për kryetar të LDK-së

Aktuale

Paçarizi: Garë e fortë mes këtyre dy kandidatëve për kryetar të LDK-së

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:30
Rrahman Paçarizi

Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për ta zgjedhur kryetarin e ri të kësaj partie, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga ky post.

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se pavarësisht asaj se janë tre kandidatë për ta marrë timonin e partisë, gara e fortë zhvillohet mes Lutfi Hazirit dhe Lumir Abdixhikut.

“Është një garë e fortë mes dy kandidatëve: Lufti Hazirit i cili tha se është personi që është rritur brenda LDK-së, e njeh mirë strukturën, ka marrë dhe ka dhënë në LDK përgjatë 30 vjetëve”.

“Mirëpo edhe Lumir Abdixhiku është një profil shumë interesant i cili është goxha mobilizuar për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet LDK”.

Kujtojmë se kandidat tjetër për të drejtuar këtë subjekt politik është edhe Besian Mustafa. Ndërsa pak para se të mblidhet Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, Anton Quni ka hequr dorë nga kandidatura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat