Abrashi: Është çështje minutash që të kalojë raundi i parë

Aktuale

Abrashi: Është çështje minutash që të kalojë raundi i parë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:52
Arban Abrashi

Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Arban Abrashi ka thënë se procesi i votimit për kryetar të LDK-së është gati në përfundim, pasi siç tha ai deri më tani kanë votuar mbi 90 për qind të delegatëve.

Abrashi po ashtu tha se nëse kandidatët për kryetar nuk e kalojnë 50 plus një për qind të votave, atëherë procesi i votimit shkon në raund të dytë me dy kandidatët më të votuar.

“Jemi në proces të votimit, pasi votova dola jashtë. 90 për qind ka arritur procesi i votimit.

Është çështje minutash që të kaloj raundi i parë, nëse nuk e kalojnë 50 plus 1 për qind, ku më pas kalojmë në raundin e dytë”, ka thënë Abrashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat