Pas disa ditë heshtje, Agim Veliu thotë se secili e ka një kandidat që preferon

Aktuale

Pas disa ditë heshtje, Agim Veliu thotë se secili e ka një kandidat që preferon

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:59
Agim Veliu

Kryetari i degës së Podujevës në LDK, Agim Veliu, ka thënë se procesi për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së po shkon mirë.

“Unë besoj që procesi deri tash po ec mirë. Janë tre kandidatë që kanë marrë të drejtën e kandidimit nga Kuvendi i LDK-së për t’u votuar për kryetar të LDK-së. Çdo gjë deri tash është në rregull”.

Ai në Klan Kosovë nuk ka treguar se kë e ka favorit në mes të tre kandidatëve që janë në garë për të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne në degën e LDK-së nuk kemi biseduar për emra favoritë. Ne kemi biseduar për procesin dhe jemi angazhuar që procesi të ketë rrjedhë normale dhe dega e LDK-së ta mbajë kursin e LDK-së.Secili e ka një kandidat që e preferon. Çdo delegat në Kuvendin e LDK-së e ka një kandidat që e preferon. Edhe unë sigurisht e kam një që e preferoj”, tha ai.

Ai në mënyrë indirekte ka thumbuar Vjosa Osmanin duke thënë se nuk është korrekte të jesh në një parti politike dhe të flirtosh me një tjetër.

“Ne si kryesi nuk besoj që kemi bërë gabime. Edhe një herë po të ktheheshim prapa sigurisht se do të merrnim ato vendime që kemi marrë. Ne kemi menduar që ato vendime janë në favor të LDK-së.Jemi angazhuar që ta mbrojmë shtëpinë tonë, LDK-në, dhe një numër prej nesh jemi angazhuar që të forcohet LDK-ja dhe të mos flirtojmë me subjekte të tjera politike. Nuk është korrekte të jesh në një subjekt politik dhe të flirtosh fshehtas me subjekte të tjera politike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat