Ishte i pari që e mbështeti, zyrtari i lartë i LDK-së me fjalë të mëdha për Abdixhikun: U dëgjua zëri juaj për ndryshim

Aktuale

Ishte i pari që e mbështeti, zyrtari i lartë i LDK-së me fjalë të mëdha për Abdixhikun: U dëgjua zëri juaj për ndryshim

Nga: N. H Më: 14 mars 2021 Në ora: 14:29
Tahiri, Abdixhiku e Muhaxhiri

Xhafer Tahiri, kryetar aktual i Komunës së Vushtrrisë, përmes një shkrimi në Facebook, pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut si kryetar i LDK-së, ka thënë se sot u dëgjua zëri për ndryshim në këtë parti.

Madje, ai thotë se është krenar që si degë ngriti zërin për ndryshim.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar aktivist të LDK në Vushtrri e Kosovë,

Nga sot kryetar i LDK është Prof. Dr. Lumir Abdixhiku. U dëgjua zëri juaj për ndryshim.

Jam krenar që dega jonë ishte e para që e ngriti zërin për ndryshim!

Bashkë do të kthejme LDK ku e ka vendin

Shihemi në fitore

#urime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat