Haziri uron Abdixhikun: Do të mbështes çdo orë e çdo ditë

Aktuale

Haziri uron Abdixhikun: Do të mbështes çdo orë e çdo ditë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:30
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri, ka uruar kryetarin e zgjedhur të partisë, Lumir Abdixhiku, duke i premtuar atij se do ta mbështes dhe do t’i qëndrojë mbrapa çdo orë të çdo dite për të fituar betejat e ardhshme politike që e presin Lidhjen Demokratike.

Ai tha se të gjithë i kanë analizuar dhe kanë krijuar pritshmëri se si do të shkojë ky kuvend zgjedhor, por shtoi se LDK është standard dhe shkollë politike.

Haziri: LDK, standard politike

“LDK është më e madhe, LDK është standard politik, është shkollë politike, është vet shteti i Kosovës për të cilin kemi për të punuar pa u ndalur”, deklaroi Haziri.

Haziri shkurt deklaroi se Abdixhiku është kryetari më i ri i një partie në skenën politike kosovare por që me LDK-në do të fitojnë betejat politike që i presin.

Haziri: Punojmë bashkë për LDK

“Punojmë për LDK-në bashkë. Kryetari i katërt i LDK-së është kryetari më i ri i skenës politike dhe nën LDK-në për të fituar çdo betejë politike që e kemi përpara. Zoti ju ruajt!”, tha Haziri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat