U zgjodh kryetar i LDK-së, kjo ishte përplasja e ashpër mes Lumir Abdixhikut dhe Kadri Veselit

Aktuale

U zgjodh kryetar i LDK-së, kjo ishte përplasja e ashpër mes Lumir Abdixhikut dhe Kadri Veselit

Nga: P.R Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:37
Lumir Abdixhiku dhe Kadri Veseli

Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së, pasi ka fituar garën ndaj Lufti Hazirit dhe Besian Mustafës.

Abdixhiku mori 191 vota, i pasuar nga Lutfi Haziri me 116 dhe Besian Mustafa me 16 vota.

Por nëse rikthehemi në të kaluarën, Lumir Abdixhiku kishte pasur një përplasje të ashpër me Kadri Veselin, ish kryetarin e PDK-së i cili tash gjendet i akuzuar në Hagë, ku ndër tjerash akuzohet edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së.

Abdixhiku kishte hedhur akuza të rënda ndaj Kadri Veselit, duke i thënë se emrat që kanë fry listat e veteranëve janë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi.

“Ju i keni bërë ato lista, tash po kërkoni prej meje proces hetimor këtu në parlament me vërtetua që i keni shtuar 60 mijë veta me lista. Emrin e ka Kadri Veseli, emrin e ka Hashim Thaci e kanë komandantët e tyre që kanë bërë lista zgjedhore. Mos bëni hajgare, pse po thoni që unë i kam fryrë listat a, tash ju po doni me ditë prej meje kush i ka fryrë listat. Qe njeriu që i ka fryer listat, a ka qenë shef i SHIK-ut a ka qenë Hashim Thaçi me të, kush i ka bërë këto lista. Jo na i kemi bërë në LDK i kemi bërë na. Mos bëni hajgare”, kishte thënë Abdixhiku.

Ai ia kishte përmendi atij të qenurit shef i SHIK-ut dhe se njerëzit e kësaj organizate kriminale janë dënuar me shumë vite burgim.

“Kadri Veseli është në panik dhe e ki një problem, e para do të mbahesh mend për dy çështje, seni i parë që do të mbahesh mend është se ke qenë shef i SHIK-ut dhe si shef i SHIK-ut si organizatë kriminale, të pëlqeu ose jo njerëzit e tu janë dënuar me nga 25 vjet për vrasje. E dyta, ti do të mbahesh mend që e ke sjellë PDK-në prej një partie të madhe në një grusht deputetësh, krejt këta janë duke qeshur me ty, s’po guxojnë me të thënë, për neve është shumë e mirë, këtu të asistojmë. Problemin me ty e kam Kadri kur ti din me falimentu Kosovën, qaty s’mund të pajtohem me ty”, kishte deklaruar Lumir Abdixhiku, që sot u zgjodh kryetar i LDK-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat