Analisti Gashi: Lumir Abdixhiku s’duhet të jetë një Isa Mustafa 2.0 ose një Lulzim Bashë

Aktuale

Analisti Gashi: Lumir Abdixhiku s’duhet të jetë një Isa Mustafa 2.0 ose një Lulzim Bashë

Më: 14 mars 2021 Në ora: 15:43
Lumir Abdixhiku

Njohësi i çështjeve politike, Astrit Gashi pas zgjedhjes së Lumir Abdhixhikut në krye të LDK-së thotë se ky duhet të jetë vetëm fillimi.

Gashi ka uruar Abdixhikun për fituren në garën për të parin e LDK-së, por shton se tani vjen pjesa thelbësore.

Ai ka shtuar se Lumir Abdixhiku s’duhet të jetë një Isa Mustafa 2.0 ose një Lulzim Bashë, por të dëshmoj që është një kryetar i ‘lirë’

Postimi i tij i plotë:

Ky duhet te jete vetem fillimi!

Ne nje proces te qete, demokratik e konkurues LDK zgjedhi per kryetar Lumir Abdixhikun. Urime Lumirit, fitorja e paster dhe e bindshme. Me kete u permbyll ajo pjesa e dukshme dhe e ndoshta siperfaqesore e ndryshimit te domosdoshem.

Pjesa qe vjen eshte me thelbesore.

Kryetarin e ri e pret nje rruge e gjate dhe e mundimshe qe se pari te tejkaloj veten dhe te shenderrohet ne lider i cili i mbledh bashke sinergjite per te shtyer perpara vizionin per udheheqjen e partise dhe te vendit, nderimin e secilit qe ka kontribuar ne parti pergjate historise se saj dhe me e rendesishmja ndertimi i nje ekipi dhe fryme ekipore te punes qe i tejkalon mekanizmat joformal si “Kryesi e ngushte”.

Te degjojne me shume vemendje zerat e skeptikeve e te kritikeve e te mos mbyllen ne guacen e ndjekesve dhe sherbetoreve.
Kryetari i ri qysh ne hapat e pare duhet te beje qarte qe eshte “Kryetar i lire i nje partie te lire” nga grupet e interesave personale te brendshme dhe ato te jashtme perfshire ketu bizneset e medha dhe “oligarkine”.

Lumi dhe ekipi i tij duhet te deshmojne se jane udheqesi e lire e nje partie te lire, ne nje Kosove te lire. Jo nje Isa 2.0 dhe as nje Lul

Bashe Kosove!

Ju uroj shume suksese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat